Talebanët me ultimatum për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani

Talebanët kanë deklaruar se afati deri më 31 gusht për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani është një “vijë e kuqe” dhe nuk do të ketë shtyrje të saj.

Por, një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden tha se personeli mund të ketë nevojë të qëndrojë përtej asaj date për të vazhduar evakuimin e të gjithë amerikanëve.

Por, zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen ka thënë se një veprim i tillë do të thotë që “ata po zgjerojnë pushtimin” dhe kjo do të krijojë “mosbesim” midis talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara.

Mëngjesin e kësaj të hëne pati edhe përplasje me armë zjarri në aeroportin e Kabulit, ku u vra një ushtar afgan dhe u plagosën 3 të tjerë.

Ndërsa, një ditë më parë humbën jetën 7 persona të tjerë në këtë aeroport, të cilët u shtypën nga turmat e njerëzve që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button