“Talebanët po vijnë”, dalin pamje të reja nga kaosi në Aeroportin Kabulit

Ulërima, panik dhe zhurma e armëve – kjo ishte ajo çka dëgjohej në aeroportin e Kabulit, ndërsa mijëra afganë të dëshpëruar për të shpëtuar nga sundimi i talebanëve i luteshin trupave amerikanë që të lejoheshin në aeroplanët e vetëm që po iknin jashtë vendit.

Disa gra janë filmuar pas kangjellave të hekurta, ndërsa bërtisnin ‘me sa kishin në kokë’ fjalët ‘TALEBANËT PO VIJNË’.

Pamjet po qarkullojnë në llogaritë e rrjeteve sociale afgane, mëngjesin e sotëm.

Talebanë të armatosur tashmë kanë rrethuar aeroportin- e vetmja rrugë jashtë Afganistanit për mijëra refugjatë të bllokuar në kryeqytet.

Përkthyes afganë dhe të tjerë janë fshehur pranë aeroportit, teksa përpiqen të arrijnë në pistë.

LEXO EDHE:

Back to top button