Talenti 20-vjeçar Mireti, shkruan historinë e “bardhezinjve”

Juventus fitoi 1-0 ndaj Fiorentina në ndeshjen e fundit të kampionatit, një sukses që erdhi falë golit të mesfushorit të saj Fabio Miretti. Talenti 20-vjeçar i bardhezinjve realizoi golin e tij të parë në Serie A.

Klubi bardhezi e ka festuar këtë gol të mesfushorit të saj me një postim të veçantë në rrjetet sociale.

“Ka shënuar gol që fëmijë me fanellën e Juventus. Shënon gol edhe me të rriturit e Juventus. Ka shënuar gol në çdo kategori me fanellën tonë”, është komenti i Juventus.

Pra, sipas klubit, Miretti është futbollisti i parë që shënon gol me të gjitha kategoritë e Juventus, një lojtar që është rritur me këtë klub dhe që tashmë luan me të rriturit. Ky është sezoni i dytë i mesfushorit me ekipin e të rriturve.

LEXO EDHE:

Back to top button