Talenti brazilin që refuzoi Çellsin dhe ofertën 25 mln euro
Një talent i ri nga Brazili pritet të zbarkojë së shpejti në Europë. Bëhet fjalë për një nga mesfushorët më premtues në botë, Gabriel Moskardo, 18 vjeç, që luan në Brazil me skuadrën e Korintias. Këtë sezon ai ka debutuar me ekipin e të rriturve, por prej kohësh ka tërhequr vëmendjen falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera me ekipin e të rinjve të këtij klubi.
Skuadra e Çellsit ka kohë që monitoron lojtarin dhe këtë verë arriti të bëj edhe një ofërte të rëndësishme për të: 25 milionë euro, plus bonuse. Por si lojtari ashtu dhe klubi brazilian refuzuan ofertën vërtet të majme për një 18-vjeçar. Tashmë për mesfushorin po interesohet edhe skuadra e Barcelonës, duke përshpejtuar hapat, me shpresën që të fitojë konkurrencën. Madje optimizmi te klubi katalanas është i madh, që synon ta sjellë lojtarin në Barcelonë që verën e ardhshme.
Moskardo është 1.85 metra i gjatë dhe ka një kontratë deri në vitin 2026 me Korintias. Klubi brazilian kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, ndaj dhe pritet që në janar të nisë një ankand i fortë për të marrë talentin amerikano-latin.







