Talenti francez kushton më shumë se 50 mln euro

Agjenti i Eduardo Kamavingas ka zbuluar se klienti i tij kushton më shumë se 43 milionë euro. Francezi shihet si një ndër talentët më të mirë në Evropë që nga debutimi me Renin, në vitin 2018 në moshën 16-vjeçare. Kontrata i skadon në vitin 2022, por ekipet gjigante evropiane janë të interesuar për shërbimet e tij. Agjenti i tij,

Xhonatan Barnet ka paralajmëruar klubet e tjera se 18-vjeçari kushton më shumë se 50 milionë euro. I pyetur nga “Goal”, nëse vlera e Kamavingas është mbi 50 milionë euro, Barnet u përgjigj: ‘Mendoj se po’.

Ndërkohë, Reali shihet si favorit, por interesim kanë shprehur edhe Barcelona, Man. Junajted dhe PSZH.

LEXO EDHE:

Back to top button