Talenti i Bajernit: Një ditë do të doja patjetër të shkoja te Real Madridi
Lennart Karl, mesfushori 17-vjeçar i cili u bë golashënuesi më i ri i Bajern Munihut në Ligën e Kampionëve në tetor, shkaktoi të qeshura, kritika dhe konfuzion të dielën me një deklaratë se ëndërron të transferohet te Real Madrid. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me, Karl u pyet nëse kishte një “klub ëndrrash” përveç Bajernit.
“Bajerni është një klub shumë, shumë i madh dhe është një ëndërr të luaj këtu ku jam tani. Por, një ditë do të doja patjetër të shkoja te Real Madridi. Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo të mbetet mes nesh“, tha Karl, duke shkaktuar të qeshura nga tifozët e Bajernit në audiencë, në komentet e transmetuara nga Sky Sport në Gjermani.
“Por, padyshim Bajerni është diçka shumë, shumë e veçantë dhe është shumë argëtuese të luash në klub”, tha më tej talenti i Bajernit. Deklarata e tij është një mesazh i qartë për Real Madridin.








