Talenti senegalez, Barcelona parakalon Çellsin e Borusia Dortmundin

Skuadra e Barcelonës ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësin Mikayil Faye nga NK Kustosija në Kroaci. Lajmin e konfirmon edhe gazetari Fabrizio Romano.
Katalunasit do t’i paguajnë 5 milionë euro në llogarinë e klubit kroat, ndërsa për talentin senegalez kanë shprehur interesim edhe Çellsi dhe Borusia Dortmund.
Faye këtë sezon me NK Kustosija ka regjistruar 14 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe 1 asist.