Talenti shqiptar në Serie A, frymëzohet nga Goretzka

Një tjetër përforcim nga Bajern Munhu për Frosinonen, që ka siguruar shqiptarin e radhës nga kampionët e Gjermanisë pas Marvin Çunit. Skuadra e rikthyer në Serie A, është përforcuar në ofensivë me shërbimet e Arijon Ibrahimoviç, i cili u huazua nga bavarezët.

Talenti 17-vjeçar me origjinë shqiptare, u prezantua te Frosinone.

“Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues.

 

Frosinone? Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot.

 

Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”, theksoi Ibrahimoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button