Talibanët pakistanezë marrin kontrollin e burgut ku po mbaheshin

Talibanët pakistanezë marrin kontrollin e burgut ku po mbaheshin

Disa të burgosur talibanë pakistanezë kanë arritur të mposhtin rojet në një qendër kundër terrorizmit në Pakistanin veriperëndimor, duke rrëmbyer armët e policisë dhe duke marrë kontrollin e objektit, thanë zyrtarët më 19 dhjetor.

Militantët në qendrën e paraburgimit në Bannu, gjithashtu morën peng policinë dhe të tjerë brenda objektit.

Kështu tha Mohammad Ali Saif, zëdhënës i Qeverisë pakistaneze.

Zyrtarët thanë se kontrolli i burgut mbahet nga të paktën 30 luftëtarë talibanë, dhe se mund të jenë kapur deri në 10 pengje.

Në fund të nëntorit, talibanët në Pakistan njoftuan se i kanë dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit që arritën me Qeverinë në qershor, dhe urdhëruan luftëtarët e tyre të kryejnë sulme në mbarë vendin./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button