Talibanët zgjerojnë kontrollin e territorit

Talibanët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të provincës Javzan, Sheberghanin, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i lartë i policisë.

Luftime të ashpra janë raportuar më herët në këtë rajon mes talibanëve dhe forcave të sigurisë afgane.

Forcat afgane të sigurisë në Sheberghan u tërhoqën në aeroport dhe në një zonë tjetër, tha një nga zyrtarët e policisë në kushte anonimiteti.

Në anën tjetër, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha BBC-së se forcat qeveritare ishin ende në qytet dhe do t’i pastronin talibanët “së shpejti”.

Ky është kryeqyteti i dytë rajonal që bie në duart e militantëve, pasi të premten ata vendosën kontrollin në Zaranj në provincën jugperëndimore të Nimroz.

Betejat po zhvillohen në të gjithë vendin, mirëpo rënia në duart e talibanëve e këtyre dy rajoneve është një goditje e madhe për forcat e sigurisë.

Raportohet gjithashtu për luftime të rënda në Kunduz në veri dhe Lashkar Gah në jug.

Dhuna është përshkallëzuar në të gjithë Afganistanin pasi forcat amerikane dhe të tjera ndërkombëtare filluan të tërheqin trupat e tyre nga vendi, pas 20 vitesh operacionesh ushtarake.

LEXO EDHE:

Back to top button