Tallja e “BBC” me sulmuesin portugez: “Misstiano Penaldo”

Kolegët anglez të “BBC” nuk e humbën rastin të talleshin me Kristiano Ronaldon, pas penalltisë së humbur për Portugalinë e tij në kohën shtesë të ndeshjes së 1/8 finale të Kampionatit Europian ndaj Sllovenisë. Një gabim i cili, megjithatë, nuk ndikoi në kualifikimin në çerekfinale të luzitanëve.

“Misstiano Penaldo”, kështu e quajti rrjeti i njohur britanik kampionin portugez, një përzierje mes foljes “humbas” dhe “penallti”.

Tallja e “BBC” shkaktoi shumë polemika, me ish-lojtarë si Xhon Teri, i cili menjëherë doli në mbrojtje të kolegut të vet, teksa CR7 shpërtheu në lot pasi humbi goditjen nga pika e bardhë.

Kristiano Ronaldo pati shansin për ta zgjidhur ngërçin e kualifikimit në çerekfinale të “Euro 2024” në minutën e fundit të pjesës së parë shtesë kundër Sllovenisë. Penalltia e tij, megjithatë, u prit nga Jan Oblak dhe kampioni portugez shpërtheu në lot. Ai u shpagua pak më pas me konvertimin e penalltisë së parë të serisë që e çoi skuadrën e Martinez në çerekfinale./Telesport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button