Tani për Kumanin edhe Suarezi është i mirë?!

Luis Suarez ishte afër largimit dhe transferimit te Juventusi, pasi që ishte shpallur si i padëshiruar te trajneri i ri Barcelonës, Ronald Kuman. Mirëpo në momentin e fundit, largimi i tij është komplikuar dhe duket se sulmuesi nga Uruguai do të qëndrojë dhe një sezon në “Kamp Nou”.

Ndryshimi erdhi në mënyrë të dhunshme. Sipas mediave në Spanjë, Barcelona nuk ka 30 mln euro që të blejë Memfis Depajin nga Lioni, që ishte edhe dëshira më e madhe e trajnerit holandez. Në këtë situatë, Kuman duhet të kënaqet me qëndrimin e Suarezit, i cili ditë më parë ishte duke i konsideruar si I larguar nga Barcelona.

Një nga arsyet është edhe fakti se drejtuesit e klubit nuk kanë insistuar në largimin e Suarezit, pasi që ishin të “zënë” me bindjen e Lionel Mesit që të qëndrojë në “Nou Kamp” edhe një sezon tjetër.

Pas problemeve për blerjen e Lautaro Martinez nga Inter dhe vështirësive për angazhimin e Memfis  Depajit, Barcelona nuk mund të largojë sulmues pa sjell një zëvendësues.

LEXO EDHE:

Back to top button