Tanke topa e artileri të ndryshme, gjermanët ngarkojnë armët e rënda në tren për t’ua dërguar ukrainasve

Tanke topa e artileri të ndryshme, gjermanët ngarkojnë armët e rënda në tren për t’ua dërguar ukrainasve

Pavarësisht se në fillim të pushtimit rus në Ukrainë, Gjermania hezitoi ta ndihmojë Kievin me armë nga frika se mund të eskalojë lufta jashtë kufijve të Ukrainë, Berlini së fundmi po e ndihmon në masë të madhe shtetin fqinj – duke i dërguar armë të ndryshme.

E kontingjenti më i fundit që po i dërgohet Kievit janë tanke, topa e artileri të ndryshme që u ngarkuan nëpër vagonë të trenit dhe u nisën për në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Një video amatore shfaq artilerinë e rëndë gjermane, duke u bërë gati që të ngarkohen në tren dhe të nisen drejt Ukrainës, ku me këto armë mund të ndryshojë rrjedha e luftës në këtë vend siç ka ndodhur kur Shtetet e Bashkuara i dhuruan sistemin raketor HIMARS.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, vazhdimisht i ka bërë thirrjeve vendeve perëndimore që t’i dërgojnë sa më shumë armë të sofistikuara, që t’i kundërvihen agresionit rus.

Ndërkaq rusët javëve të fundit kanë intensifikuar sulmet ajrore mbi qytetet ukrainase, ku nuk kanë kursyer asgjë – duke filluar nga infrastruktura civile e deri te ajo energjetike.

LEXO EDHE:

Back to top button