Taravari: ASH zgjodhi Halil Snopçen për shef të shtabit zgjedhor

Taravari: ASH zgjodhi Halil Snopçen për shef të shtabit zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari njofton se sot partia e tij ka zgjedhur Halil Snopçen për shef shtabi për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Sot e kishim seancën e radhës së ASH-së, në të cilën zgjodhën shefin e shtabit për zgjedhjet lokale. Shef shtabi u zgjodh Halil Snopçe, njëheri edhe deputeti. Ndërsa dy zëvendës të shtabi qendror u zgjodhën dy deputetë të tjerë Sadik Sulejmani dhe Rijad Shaqiri”, tha Taravari.

Taravari tha se sot janë zgjedhur edhe koordinatorët e zonave zgjedhore.

“Në zonën zgjedhore numër 1 do të jetë Idriz Orana, në zonën 2 do të jetë nënkryeri Gëzim Kadriu, në zonën 3 do të jetë Bajram Aliu, në zonën 5 do të jetë nënkryetari Garip Kaba, në zonën 6 do të jetë nënkryetari Nazim Taipi”, njoftoi Taravari.

Ai shtoi se janë zgjedhur edhe zëdhënësit e shtabit të cilët janë Njomza Shaqiri dhe Viola Ramadani.

Taravari tha se nga java e ardhshme do të fillojnë të promovojnë kandidatët për kryetar komunash.

LEXO EDHE:

Back to top button