Taravari i përgjigjet BDI-së

Taravari i përgjigjet BDI-së

Ministri i Shëndetësisë iu përgjigj akuzave të BDI-së për zëvendësimin e shqiptarëve me kuadër maqedonas në Bordet e Klinikave, shkruan Alsat.

Travari porositi opozitën shqiptare që të mos bëhet përzgjedhja dhe të publikohen vetëm ato klinika ku nuk ka asnjë shqiptarë, por të përmenden edhe ato ku ka më shumë shqiptarë se sa ka pasur.

Sipas tij, numri i shqiptarëve në institucionet shëndetësore nuk ka ndryshuar, është i njëjtë sikurse më herët.

“Janë qesharake se kanë përmend 4-5 klinika ku është një shqiptarë më pak, por nuk i përmendin klinikat ku  ka një ose dy shqiptarë më shumë. Kështu që numri i anëtarëve të bordit është realisht lartë poshtë është njësoj sikur më parë, por me rëndësi është se janë prezent në shumicën e institucioneve”, tha Arben Taravari./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button