Taravari: Lista pozitive do të zgjerohet me 9 ilaçe
Taravari: Lista pozitive do të zgjerohet me 9 ilaçe

Ka mjete të mjaftueshme që të zgjerohet lista pozitive me 9 ilaçe, nuk ka asnjë problem, vetëm pritet që të zgjidhet bordi i ri drejtues i Fondit për sigurim shëndetësorë. Këtë e njoftoi numri një i shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se kjo çështje do të zgjidhet në seancën e parë të bordit drejtues të fondit. Ai nënvizoi se nuk ekziston absolutisht asnjë problem në këtë çështje dhe madje paralajmëroi një zgjerim të ri të listës deri në fund të vitit.
“Ka edhe para, nuk ka asnjë problem, vetëm presin që të zgjidhet bordi i ri drejtues, domethënë bordi drejtues Akoma nuk është kompletuar, përndryshe nga ana ynë është dorëzuar para dy javësh, me pajtueshmëri prej fondit, në seancën e parë të bordit drejtues të fondit, listën pozitive do ta promovojmë së bashku me drejtorin e fondit të shëndetësisë…Absolutisht jo, janë pranuar, nuk ka implikim të madh financiar, me këtë pas 14 apo 15 vitesh do të zgjerohet lista pozitive, shpresoj që deri në fund të vitit do të tentojmë nëse mundemi edhe një përfshirje të ketë, të edhe më shumë ilaçeve”, tha Arben Taravari, Ministër I Shëndetësisë. /Alsat.mk