Taravari: Deklarata dhe reagimet e Mexhitit janë të pamatura dhe emocionale

Taravari: Deklarata dhe reagimet e Mexhitit janë të pamatura dhe emocionale

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, qëndrimet e eksponentëve të VLEN-it që deklarojnë se nuk mund të jesh edhe me BDI-në edhe me VLEN-in i vlerëson reagime emocionale, të pamatura, me vrer dhe nervozizëm. Taravari deklaron se VLEN-it i kanë dhënë mundësi që të mendohen nëse duan të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale, por për kryetarët e komunave. Për pjesëmarrjen në Qeveri, Taravari thekson se nuk e kanë patjetër të mbesin.

“Unë them se e shoh që reagimet janë emocionale, shume vrer. Kjo flet se në subkushience kanë pas diçka që flasin kështu. Mendoj se janë deklarata të pamatura, nuk flas si neurolog, pasi si neurolog flas ditëve te mërkurë në klinikën ku punoj. Flas si politikan dhe se në këtë periudhë do të mundohem të jem sa më i durueshëm, sa më i qetë dhe sa më i urtë, së bashku me organet partiake. Tash për tash kemi vendim se dalim me lista të veçanta, kurse për kandidatura për kryetar komune ne kemi lënë hapësirë VLEN-it, nëse janë të gatshëm, aty jemi. Nëse s’janë të gatshëm i shohim gjitha mundësitë ton”, u shpreh Arben Taravi, Aleanca për Shqiptarët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button