Taravari: Për veting, gati të firmosim që sot

Taravari: Për veting, gati të firmosim që sot

Kandidati i opozitës shqiptare për president Arben Taravari në kuadër të fushatës realizoi aktivitet për ditën ndërkombëtare të sportit. Ai foli edhe për vetingun dhe tha se është i gatshëm që sot ta firmos atë duke kërkuar që edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën.

“Ato e përmendin vetingut 7-8 vjet, ndërsa sot e kësaj dite në parlament nuk ka nmjë draft version për vetingun e politikanëve dhe funksionarëve. Uroj dhe shpresoj mos t’i kenë vetëm fjalë, jo nesër, por sot ta nënshkruajmë vetingun pasi listat tona të VLEN-it veç janë dorëzuar për zgjedhjet parlamentare me sa e di nuk ka ndonjë person që ka qenë apo është i akuzuar prej Prokurorisë Speciale apo nuk kemi person që është në lista të zeza”, deklaroi Arben Taravari, Kandidat për President. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button