Taravari: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuatë do të rregullohet me ligj
Taravari: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuatë do të rregullohet me ligj

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuatë është e drejtë kushtetuese dhe çdo gjë që përfshihet në Kushtetutë duhet të rregullohet me ligj. Kështu e komenton përfaqësuesi i VLENI-t, Arben Taravari, shfuqizimin e balancuesit, që sipas tij kjo iniciativë daton prej vitesh. Ai bëri të ditur se tashmë kanë gati ligjin për përfaqësim të drejtë, dhe presin mbështetje nga të gjitha partitë politike.
“Iniciativa për shfuqizimin e balancuesit është prej para 5 vjetësh, tash Gjykata Kushtetuese i pa të gjitha problemet që ekzistojnë që 4-5 vjet, që të gjitha ti problematizojë në tre mujorin e qeveris së re. Unë mendoj se marrëveshja mes nesh dhe VMRO-së ishte që ta përgatisim ligjin, është i përgatitur, marrim mendime edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë dhe mandej do ta procedojmë në parlament. Besoj të kemi mirëkuptim nga të gjithë dhe ligji është mekanizëm shumë më i mirë sesa instrumenti apo mekanizmi i balancuesit” , deklaroi Arben Taravari, VLEN. /Alsat.mk