Taravari: Vazhdon kthimi i pacientëve nga jashtë vendit, vetëm katër janë në gjendje kritike
Taravari: Vazhdon kthimi i pacientëve nga jashtë vendit, vetëm katër janë në gjendje kritike

Gazetare: Linda Ebibi
Vazhdon kthimi i pacientëve të lënduar nga jashtë. Sot kthehen edhe 9 pacientë të tjerë dhe me këtë numri i pacientëve që mjekohen jashtë shtetit do të mbetet 91. Gjithashtu lëshohen për kurim shtëpiak 8 pacientë të tjerë, të cilët po trajtoheshin në klinikat e vendit. Ndërkohë 4 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.
“Mbeten vetëm 91 pacientë jashtë vendit, sepse sot kthehen 9 pacientë, tre prej Hungarisë, dy prej Italisë, 1 prej Athine, 1 prej Beogradi, dhe një prej Suedi. Për nesër janë paralajmëruar dy pacientë tjerë që do të kthehen… këtyre 91 njëri pacient në Bullgari veç është në hotel është i lëshuar prej spitalit por shkon në kontrolle të rregullta derisa të konstatojnë mjekët se mund të udhëtoj dhe mund të vijë në Maqedoni”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
Drejtori i Toksikologjisë Andon Çibishev, tha se të gjithë pacientët që dje janë kthyer janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të lëshohen për kurim shtëpiak.
“Gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur pacientë prej jashtë vendit të gjithë janë në gjendje të mirë me analiza të mira referente. Sot kemi marrë analiza shtesë të cilët gjithashtu janë normale. Tre pacientë janë me inhalatorë , të tjerët janë edhe në inhalatorë edhe kanë djegia që janë në shërim, të gjithë janë kontrolluar nga mjek toksikologë, anesteziologë dhe psikiatër dhe sot do ti lëshojmë në shtëpi dhe një pjesë e tyre duhet të vijnë për kontrolle”, deklaroi Andon Çibishev, drejtor i Toksikologjisë.
Në klinikat e vendit po trajtohen 22 pacientë të cilët janë në gjendje të qëndrueshme. Në Qendrën Klinike ndodhen tetë pacientë, gjashtë pacientë në ish spitalin e qytetit, pesë pacientë në klinikën “ 8 Shtatori”, dhe tre në klinikat private të vendit. /Alsat.mk