Taravari: Vendimi i Kushtetueses rikthen dinjitetin e Diasporës, rritet zyrtarisht numri i shqiptarëve në vend
Taravari: Vendimi i Kushtetueses rikthen dinjitetin e Diasporës, rritet zyrtarisht numri i shqiptarëve në vend

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka shfuqizuar ndarjen e banorëve në rezident dhe jo rezident nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021.
Taravari thekson se me këtë vendim, diaspora numërohet si pjesë e popullatës së vendin.
“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi ndarjen absurde “rezident-jo rezident”. Tashmë Diaspora numërohet si pjesë e popullsisë së vendit”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, Taravari potencon se rritet numri i shqiptarëve dhe bëhet aq sa realisht janë shqiptarët në Maqedoni.
“Tashmë do rritet numri zyrtar i shqiptarëve…do të bëhet aq sa realisht janë!”, ka nënvizuar Arben Taravari, kryetar i ASH-së.