Tare i fiksuar pas serbit 16-vjeçar, ofron 5 milionë euro+bonuse

Milani po përpiqet të sigurojë Andrej Kostiçin për verën. Dialogu mes klubit kuqezi dhe Partizanit të Beogradit nuk ka ndalur që pas negociatave dimërore. Serbët kishin kërkuar të paktën 10 milionë euro, por ideja e Milanit është ta ulë kërkesën në 5 milionë, plus një sërë bonusesh.

Igli Tare synon të parandalojë konkurencën e fortë europiane për talentin 16-vjeçar, i cili ka shënuar 8 gola në 21 ndeshje me ekipin e parë. Milani po studion lëvizjen e duhur për ta mbyllur marrëveshjen së shpejti, edhe falë dëshirës së lojtarit dhe enturazhit të tij.

Kostiç ishte sugjeruar më parë nga ish-lojtari kuqezi Saviçeviç, por verën e kaluar “Djalli” ishte i përfshirë në revolucionin e skuadrës së parë dhe e shtyu blerjen.

Ndërkohë, Milani pritet të përfitojë nga rasti i Lorenzo Kolombo, i cili do të blihet plotësisht nga Xhenoa për 10 milionë euro, pas arritjes së kushtit të fundit; mbijetesës së ekipit të De Rosit.

LEXO EDHE:

Back to top button