Tare sqaron situatën me tamponet e “Covid 19” te Lacio

Drejtori sportiv, Igli Tare, për “Sky Sport” ka sqaruar situatën e fundit në të cilën u gjend skuadra e Lacios.

Unë mendoj se, kur bëhet fjalë për Lazio, ka gjithmonë diçka për të thënë. Tamponët tanë janë të rregullt. Javën e kaluar kemi pritur dy herë prokurorin. Të gjitha testet i janë dorëzuar atij.Dy herë, të premten dhe të shtunën, ato u përsëritën. Immobile, Leiva dhe Strakosha ishin negativë, kjo është arsyeja pse luajtën ndaj Torinos. E njëjta gjë ndodhi me Pereira dhe dy javë më parë me Hoedt. Ka vlera që konsiderohen në një mënyrë apo në një tjetër. Ne bashkëpunojmë me të gjitha organet kompetente. Mbetemi në dispozicion, në pritje të vendimeve përfundimtare. Ne jemi mirëbesues, nuk ka asgjë për të diskutuar”.

Tare shpejgoi situatën e re , në prag të përballjes me Juventusin që shihet si një ndër ndeshjeve që mund të përcaktojë ecurinë e dy skuadrave në Seria A.

Në tamponin e bërë dje, gjysmë ore pas atij të UEFA-s, dolën negativë. Ashtu si Strakosha dhe Leiva. Ata ishin gati të fluturonin drejt Rusisë, ishim të sigurt që mund t’i kishim me vete. Por, ne e respektojmë UEFA-në dhe kompeticionin. Çështja Hakimi? I ngjashëm me tonën. Dy ditë para doli pozitiv, dy ditë më vonë negativ. Nuk na takon neve të diskutojmë, jemi në dispozicion të autoriteteve përkatëse për të bashkëpunuar. Ne kemi nevojë për uniformitet në protokolle, vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë përpara. Përndryshe, çdo javë do të jemi duke folur për këtë. Ne na vjen keq që nuk kemi Leiva, Immobile dhe Strakosha, por respektojmë protokollet e UEFA-s. Po e përsëris, ne kemi nevojë për uniformitet në kësi çështjesh”.

Sfida Lacio-Juventus, do të zhvillohet më 8 nëntor, në orën 12.30.

LEXO EDHE:

Back to top button