Tatimi solidar, harxhime shtesë për kompanitë

Tatimi solidar, harxhime shtesë për kompanitë

Para se të vendoset tatimi solidar nevojiten disa debate publike me të gjitha palët e interesuara. Opozita mendon se zgjidhja ligjore e propozuar ka shumë mangësi dhe duhet të përpunohet. VMRO-DPMNE-ja thekson se në të ardhmen nuk duhet të merren vendime të nxituara kur bëhet fjalë për tatimet e reja për kompanitë. Opozita dhe sektori i biznesit folën për mangësitë e tatimit solidar, ndërsa pushteti vendosi të mos marrë pjesë në debat në Alsat. Magazina Ekonomike transmetohet sonte në orën 22:20.

“Duhet të mbajmë llogari, ato kompani që janë më likuide, që ta paguajnë tatimin. Dhe të mos detyrohet ekonomia edhe ashtu e brishtë të marrë kredi për të paguar taksat ndaj shtetit dhe që shteti të mos solidarizohet në këtë moment, duke shtrënguar taksat fiskale nga buxheti”, deklaroi Bojan Stojanoski -VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button