Tatimi solidar, kompanitë i kërkojnë të hollat mbrapsht

Tatimi solidar, kompanitë i kërkojnë të hollat mbrapsht

Kompanitë të cilat ishin të detyruara të paguajnë tatim solidar, dalë nga dalë po bëhen gati për t’i kërkuar të hollat prapa pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të ligjit për tatim solidar. Një prej kompanive e cila pagoi tatim solidar prej 4.3 milion eurove, Makstil, nuk do të kërkojë kamatë për tatimin e paguar por për ta mjafton t’u kthehen të hollat që paguan. Ndërkohë nga Qeveria ende nuk kanë njoftuar për mënyrën se si do t’i kthejnë këto të holla. Bëhet fjalë për 49,2 milion euro ndaj 156 kompanive.

“Do t’i kërkojmë prapa të hollat por jemi të gatshëm të bisedojmë me Qeverinë me Ministrinë e Financave që të gjejmë modalitet të saktë si do t’i kërkojmë paratë. E dimë se çfarë buxheti kemi, e dimë se Qeveria ka paraparë harxhime dhe jemi të gatshëm në një mënyrë të bisedojmë dhe të dakordohemi për dinamikën e kthimit të të hollave. Nuk dua të them por mendoj se nuk do të kërkojmë kamatë”, tha Dimitar Cvetkovski – Drejtor i Makstil. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button