Tçuameni: Duhet të fitojmë dhe të mbrojmë titullin e vitit të kaluar

Në Madrid janë gati për atë që mund të jetë shansi i fundit për të qëndruar në trenin e La Ligas. Me katër javë të mbetura deri në fund dhe 4 pikë pas Barcelonës në renditje, “Los Blancos” e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë nëse dëshirojnë të mbrojnë kurorën e Spoanjës, të fituar në sezonin e kaluar.

Ançeloti ka pasur një javë të plotë për të përgatitur këtë sfidë dhe karikimi është maksimal. Një nga titullarët fiks të italianit për takimin e së dielës do të jetë Orelien Tçuameni. Francezi pritet të zhvendoset nga mesfusha në mbrojtje për të “bërë” Rydigerin e dëmtuar e pezulluar njëherazi.

Francezi ka folur për mediat, duke e bërë të qartë se kjo është ndeshja e sezonit që Reali nuk mund ta shpërdorojë.

“Të gjithë ne jemi gati. Jemi përgatitur si duhet. Kemi analizuar gjithçka dhe shpresojmë të bëjmë ndeshjen e vitit. Është e qartë se për ne nuk ka asnjë marzh gabimi. Duhet të fitojmë nëse duam të mbrojmë titullin e fituar në sezonin e kaluar. Do të jetë e vështirë, por e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button