Të ardhurat masive të Co-CEO të Netflix Reed Hastings dhe Ted Sarandos për 2020

2020 ishte një vit i mire për streaming shërbimet, e fitimet e CEO të Netflix ishin masivë. Netflix ka parë rritjen e popullaritetit të saj gjatë bllokimit të COVID-19, e ku në 2020 kaloi 200 milion abonentë.
CEO-të e Netflix, Reed Hastings dhe Ted Sarandos fituan $43.2 milion, respektivisht $39.3 milion, vitin e kaluar. Hastings, i cili gjithashtu shërben si kryetar i kompanisë, fitoi $38.6 milion në 2019 dhe $36 milion në 2018. Sarandos, i cili ndihmon në drejtimin e zhvillimit të madh të Netflix në përmbajtjen origjinale, fitoi $34.7 milion në 2019 dhe $29.6 milion në 2018.
1. Tetë Centimiliarderët tani kanë një vlerë neto të kombinuar prej $1 trilion
Klubi i centimiliarderëve, me pasuri më shumë se $100 miliard tani përfshin Jeff Bezos, Bill Gates, Elon Musk, Mark Zuckerberg, Larry Page, Sergey Brin, Warren Buffett dhe Bernard Arnault, një vlerë neto të kombinuar prej $1 trilion.
Bashkëthemeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin u bashkuan me klubin ekskluziv në Prill. Në vitin 2017, Jeff Bezos i Amazon ishte i pari që goditi $100 miliardë që nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates në vitin 1999. Elon Musk dhe Mark Zuckerberg u bashkuan me klubin vitin e kaluar. Warren Buffett arriti në $100 miliard në Mars, ndërsa Bernard Arnault i grupit luksoz francez LVMH ka qenë pjesë e grupit elitar që nga viti 2019.
2. Blerësi i një arti 69 milion dollarësh NFT
Djali magjistar i kriptovalutave Justin Sun, theu rekordin duke fituar një pjesë të artit dixhital për $69 milion.
Sun, cili dikur pagoi 4.6 milion dollarë për të drekuar me Warren Buffett ofroi 60,25 milion dollarë për artin dixhital, të quajtur “Everydays: The First 5000 Days”. Duke përfshirë edhe premiumin e blerësit, kostoja totale për pjesën e artit dixhital arriti në $69.3 milion. Sun thuhet se pagoi për blerjen e tij dixhitale duke përdorur kriptomonedhën Ethereum.
Ai poashtu, si themeluesi i dy kompanive të kriptomonedhave, Tron dhe Rainberry, së pari mori vëmendjen nga media pasi pagoi $4.6 milion për të drekuar me Warren Buffet, e ku më pas e shtyu takimin për më shumë se 6 muaj.
3. Biden favorizon klasën e mesme.
Presidenti Joe Biden do të zbulojë një plan gjithëpërfshirës prej $1.8 trilionë për të zgjeruar mundësitë arsimore dhe kujdesin e fëmijëve për familjet, financuar pjesërisht nga rritjet më të mëdha të taksave për amerikanët më të pasur. I quajtur Plani i Familjeve Amerikane, propozimi i tretë i madh legjislativ i Biden kombinon $1 trilion në shpenzime, me $800 miliardë në ulje taksash dhe kredi për familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
Florent Ibraimi