Të dyshuar për mit-marrje – Arrestimi i 15 doganierëve ka dëmtuar imazhin e këtij institucioni
Të dyshuar për mit-marrje – Arrestimi i 15 doganierëve ka dëmtuar imazhin e këtij institucioni

Gazetar: Zekirija Haxhiu
Arrestimi i 15 doganierëve në aksionin e një ditë me parë, të gjithë të dyshuar për mit marrje ka dëshmuar derexhenë e rëndë në të cilën ndodhet ky institucion dhe kontrollet doganore nëpër pikat kufitare, shkruan Alsat.
Grupi i organizuar kriminal që ishte ndjekur për më shumë se një vit, sipas drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski do të jetë shkollë për të punësuarit e tjerë në këtë drejtori.
“Për fat të keq ndodhi kjo që do të duhet t’i shërbejë të tjerëve si shkollë për në të ardhmen”, tha Boban Nikollovski, Drejtor i Doganës.
Të dyshuarit janë suspenduar nga vendet e tyre të punës. Për 6 doganierë është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa 10 të tjerë janë obliguar me paraqitje në gjykatë.
“Secili që do të vepron në rrugë të gabuar, duhet ta dijë se një dit ligji do ta arrijë”, u shpreh Boban Nikollovski, Drejtor i Doganës.
Në aksionin e zhvilluar ditë më parë në pikat kufitare Novo Sellë dhe Dojran u arrestuan 15 doganierë dhe një policë.
Ato dyshohen se gjatë periudhës mars 2023-tetor 2024 duke marrë ryshfet nga qytetarët dhe transportuesit e mallrave, kanë shmangur kontrollet e obligueshme doganore në këmbim të parave.
Sipas Prokurorisë së krimit të organizuar grupi i organizuar kriminal ka përvetësuar në këtë mënyrë rreth 50 mijë euro të cilat janë konfiskuar dhe do të jetë mjet prove gjatë ndjekjes penale./ Alsat.mk