Të enjtën, KB “Çair 2030” kërkon fitoren ndaj KB “TFT”

Java e dytë e basketbollin elitar në Maqedoni, sërish do të zhvillohet në disa ditë të javës. Fillimi do të jetë më 13 tetor, ndërsa do të mbyllet më 19 tetor, për shkak të pjesëmarrjes së skuadrave nga Maqedonia në garat e Ligës Rajonale “ABA”.

Skuadra e “Çair 2030”, pas fitores së madhe ndaj Kumanovës në javën e parë, të enjtën, në orën 17.00, në palestrën sportive “Kale” do të takohet me skuadrën e “TFT”-së.

Një ditë më vonë, Pelisteri përballet me Rabotniçkin në Manastir, ndërsa më 15 tetor, do të zhvillohen 3 takime të javës së 2-të. Kozhuvi përballet me Strumicën, Euronikeli sfidon Kumanovën dhe Feniksi takohet me Akademia FMP.

Sfida e fundit që mbyll javën e dytë do të zhvillhet më 19 tetor, kur MZT Skopje përballet me Gostivarin.

LEXO EDHE:

Back to top button