Të enjtën vendoset fati i Dibala-s te Juventusi

Agjenti i Paulo Dybala, Horhe Antun pritet që gjatë ditës së enjte do të takohet me përfaqësuesit e Juventusit, Maurizio Arrivabene dhe Federiko Çerubini, në një takim për të cilin ka shumë pritshmëri dhe padyshim hapësirë në të gjitha gazetat. Propozimi i fundit i Juventusit është 7 milionë euro, plus 3 milionë bonuse dhe sipas mediave italiane, nuk ka gjasa që “Zonja e Vjetër” ta rrisë ofertën e saj në tryezën e bisedimeve me lojtarin argjentinas.
“Tuttosport” raporton se si rezultati i negociatave për rinovimin e Dibala, nuk do të ndikojë në sulmin e Juventusit për të marë Nikolo Zaniolo-n.
Lojtari i Romës mund të luajë në disa role, mund të jetë alternativa e Alvaro Morata në rast të mungesës së marrëveshjes me Atletiko Madridir, për blerjen e spanjollit.