Të fjeturit me flokë të lagur mund të shkaktojë myk

Të fjeturit me flokë të lagur mund të shkaktojë myk

Të fjeturit me flokë të lagur po cilësohet si zakon i keq pasi mund të shkaktojë myk, raporton “BuzzFeed”.

Nëse dikush fle me flokë të lagur, kur të zgjohet nga gjumi flokët mund të mbajnë erë të keqe, sikur ajo kur myku fillon të zhvillohet.

“Nëse flokët janë të lagur, mund të kontribuojë në zhvillimin e baktereve të ndryshme si myshqet, pasi lagështia është vend ideal për to”, ka thënë stilistja dhe ekspertja e trajtimit të flokëve, Dusty Schlabach.

Nëse një personi i ndodhë shpesh të fle me flokë të lagur mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore edhe më lëkurën, pasi si rezultat edhe jastëku mund të mbushet me mikrobe e të formojë myshqe.

Sipas një studimi që ishte bërë në vitin 2005 në spitalin Wythenshawe dhe Universitetit të Manchesterit, është gjetur se mund të jenë 16 lloje të myshqeve që qëndrojnë nëpër jastëk.

Pra ekspertët këshillojnë që flokët të thahen para gjumit.

Nëse detyrimisht dikujt i duhet të i pastrojë flokët vonë e nuk mund t’i thajë, këshillohet të përdoren këllëf jastëkësh nga mëndafshi.

Këshillohet gjithashtu që nëse dikush preferon të pastrojë flokët natën, t’i thajë me tharëse para gjumit.

LEXO EDHE:

Back to top button