Të gjitha përgatitjet janë gati, tani mungon vetëm vogëlushja që Ledri dhe Sara po presin

Vetëm pak ditë i ndajnë reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxha, nga ardhja në jetë e fëmijës së tyre të parë. Sara do të sjellë në jetë vajzën e parë të çiftit dhe përgatitjet për të voglën janë thuajse drejt fundit.
Mbrëmjen e kaluar, reperi dhe partnerja vendosën të montonin së bashku krevatin e të bijës, ndërsa këtë moment e ndanë me ndjekësit në Instagram.
Procesi i mori atyre plot 45 minuta, megjithatë video e shkurtër ishte një kujtim i bukur i përmbledhur, të cilën vajza e tyre do të mund ta shohë kur të rritet. Çfarë na ra në sy ishte komenti i Ledrit në këtë video të publikuar nga Sara.
“Krejt vetë e kam bo”- shkroi ai me humor.
Tashmë të gjitha janë gati, ka mbetur vetëm bebushja!
View this post on Instagram