Të gjitha vendet evropiane ku mund të udhëtoni pa vaksinë dhe pa test për COVID

Të gjitha vendet evropiane ku mund të udhëtoni pa vaksinë dhe pa test për COVID

Udhëtimi në Evropë më në fund po kthehet drejt normalitet. Numri i vendeve që kanë hequr të gjitha kufizimet ani-Covid po rritet dhe shumë po heqin gjithashtu rregullat e brendshme për maskat dhe distancimin shoqëror.

Disa vende kanë ende kufizime të udhëtimit, në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e COVID-19.

Më poshtë janë të listuara disa nga vendet europiane ku mund të udhëtoni pa vaksinë ose test.

– Austria
– Bullgaria
– Kroacia
– Republika Çeke
– Danimarka
– Greqia
– Hungaria
– Islandë
– Irlanda

Gjithashtu, në Lituani, Letoni, Mali të Zi, Norvegji, Poloni, Rumani, Serbi, Slloveni, Suedi dhe Zvicër janë hequr të gjitha kufizimet dhe nuk ka nevojë as për mbajtjen e maskave.

Ndryshimet më të fundit në vendet e tjera, përfshijnë:

– Nga 16 maji, pasagjerët që fluturojnë në BE nuk do të kenë më nevojë të mbajnë maska ​​në aeroporte, ose në avion.

– Spanja ka zgjatur kufizimet e hyrjes, të paktën deri më 15 qershor.

– Italia ka hequr “gjendjen e jashtëzakonshme”, por ka zgjatur kufizimet e udhëtimit deri më 31 maj.

– Maskat nuk janë më të detyrueshme në Spanjë dhe Portugali, me përjashtim të transportit publik.

– Vizitorët e vaksinuar dhe të rikuperuar së fundmi nuk kanë më nevojë të bëjnë teste për të hyrë në Qipro.

– Njerëzit e pavaksinuar tani mund të udhëtojnë në Maltë pa pasur nevojë të karantinohen, me kusht që të kenë një test negativ PCR.

LEXO EDHE:

Back to top button