Të gjithë i thonë se fitoi medalje me dorën në xhep, por qitësi turk ka një mesazh
Të gjithë i thonë se fitoi medalje me dorën në xhep, por qitësi turk ka një mesazh

Një fitues i medaljes së argjendtë olimpike jashtëzakonisht i qetë, i cili bëri histori në Paris, është bërë një sensacion brenda natës.
Jusuf Dikeç, 51-vjeçar duke folur për gazetën turke Anadolu, tha se “kurrë nuk priste” që veprimet e tij të krijonin një bujë të tillë këtë verë. “Njerëzit ndonjëherë thonë, ‘është kaq e lehtë, ke fituar një medalje me dorën në xhep’.
Kjo është ajo që tregon nga jashtë, por pas kësaj medalje fshihen 24 vjet punë të palodhur”, ka thënë ai. “Unë stërvitem për 4-5 orë gjashtë ditë në javë”.
“Sportin e kam filluar shumë vonë, kam filluar në moshën 28-vjeçare. Fillimisht, kur shkonim në gara në Evropë dhe në botë, e konsideronim si sukses daljen në finale”, shtoi ai.
“Ajo që është e rëndësishme nuk është të dëshirosh shumë diçka, por përpjekjet që bën për të arritur atë që dëshiron”, theksoi Dikeç.
Duke mbajtur një palë syze me recetë mjekësore, Dikeç gjatë garës vendosi të mos mbante lente speciale ose mbrojtëse veshi, në vend të kësaj u mbështet në talentin e tij “natyror” për të performuar në skenën më të madhe.
Dikeç dukej tepër i relaksuar teksa fitoi një medalje olimpike me njërën dorë në xhep. 51-vjeçari pesë herë që garoi në Lojërat e vitit 2008, 2012, 2016 dhe 2020.