Të gjithë shpresojnë në rikthim te rezultatet pozitive

Ekspedita e kombëtares së Kosovës, është nisur drejt Batumit të Gjeorgjisë, ku të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e tretë, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

“Dardanët” kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa të mërkurën në orën 19:00 sipas kohës lokale në Gjeorgji, të përzgjedhurit e Bernard Shalland do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para përballjes së të enjtes, ku do të kenë mundësinë të ambientohen me fushën e stadiumit “Batumi Arena”, i cili do të inaugurohet pikërisht këtë mesjavë.

Atmosfera në kampin e Kombëtares së Kosovës është mjaft e mirë dhe të gjithë shpresojnë për rikthim tek rezultatet pozitive.

LEXO EDHE:

Back to top button