Te martën fillon Skupifest

Të martën, FNT Skupifestival Shkup, do nis edicionin e 15 me radhë nga data 7 deri më 12 shtator. Hapja solemne do të bëhet në ora 20: 00, në hapsirat e Hanit Kurshumli Shkup. Menjëherë pas hapjes do nis edhe programi i festivalit të edicionit të 15- të , ku në natën e parë është shfaqja “+18” e teatri i qytetit Hadi Shehu Gjakovë. Ku përballja e dy personazheve të cilët gjithë kohën përpiqen të gjejnë njëri tjetrin dhe të bëhen një, i hedh të njëjtët në botën e errët tëjetës.

Autorë të shfaqjes David Mamet dhe Arjan Krasniqi, regjia Qëndrim Rijani, skenografia është e Petrit Bakallit, kostumet Alma Krasniqi , muzika Adhurim Grezda. Ndërsa interpretojnë: Edi Kastrati, Bujar Ahmeti, Myrvete Kurtishi, Altina Kusari, Arbies Komoni, Vlora Dervishi, Yllka Lota, Vlera Pylla, Valon Pallaska, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edi Gjakova, Muradije Muriqi, Elida Shasivari.

Të enjten teatri Jollxhu nga Stambolli me shfaqjen “Venusi në gëzof”, e vendosur në një atmosferë magjike, si një trillim, tërheq vëmendjen finalja e tij e papritur. Ku aktorët hyjnë nga roli në rol duke luajtur personazhe nga më të ndryshmit. Me autorë David Ives, regji Ersin Umut Guler, skenografia Ozlem Kaja, muzika Tufan Dagtekin, interpretojnë: Pervin Bagdat, Ersin Umut Guler.

Të premten më datë 10.09.2021 vazhdohet me teatrin Vazrazhdanie Sofje me shfaqjen “Dhoma e Miqve”, ku një burrë dhe një grua, të braktisur në një zonë vetmitare, prej vitesh kanëndërtuar, secili për veten e tij, një botë iluzive në dëshirën e tyre për të kompensuar mungesën e papërballueshme të intimitetit njerëzo . Autorë i tekstit Peter Turini, regjia Zafir Raxhab, skenografia: Elis Veli, interpretojnë: Jana Rasheva, Svejen Mlladenov, Bojan Feradjiev, Vitoria Nikollova. –

Të shtunën më datë 11.09.2021 teatri kombëtar i Tuzllës nga Bosna dhe Hercegovinа me shfaqjen “Kuakin”, e cila trajton një nga historitë më të vjetra në botë, ajo e udhëtimit në botën tjetër, e cila është bazuar në komedinë Bretkosat të Aristofanit. Autorë: është Almir Bashoviq, regjia Alesh Kurt, skenografia Sabina Trnka, kostumet Vesna Teodosoviq, muzika Zllatan Bozhuta, interpretojnë: Sinisha Udovçiq, Elvis Jahiq, Jasmina Dediq-Ibriq, Nedim Malkoçeviq/Hasan Sushiq, Jasmina Ibrahimoviq, Elmir Krivaliq, Luka Spasojeviq, Selma Gusinac, Samina Mujkanoviq.

Të dielën më 12.09.2021 mbyllet festivalin me teatrin Metropol nga Tirana me shfaqjen “Pikaso dhe Ajnshtajn në nje bar në Paris” . Shfaqja ka në qendër dy personazhet kryesorë, piktorin e njohur Pablo Pikaso dhe shkencëtarin Albert Anjshtajn. Ngjarjet janë vendosur në një mbrëmje tetori të vitit 1904, kohë kur të dy gjenitë janë në prag të zbulimit të ideve të tyre mahnitëse. Ajnshtajni përpara se të botojë teorinë e tij të relativitetit në 1905 dhe Pikaso, para se të pikturojë veprën “Zonjat e Avinjonit" në vitin 1907. Në një bar ata kanë një debat të gjatë në lidhje me vlerën e gjeniut dhe talentit, ndërsa bashkëveprojnë me një mori personazhesh të tjerë. Imagjinoni në një pjesë të humbur të Parisit, në fillim të shekullin XX Pikason, një artist në fillimet e veta të famës dhe një gjeni të ardhshëm të shkencës si Anjshtajnin. Autorë: Steve Martin, regjia Armela Demaj, skenografia dhe kostumet Frenci Gjerasi, muzika Gent Rushi dhe Laura Hoxha, Interpretojnë: Roerd Toce, Klodjana Keco, Amri Hasanliu, Sara Koci, Erdet Miraka Silva Brahimaj, Ermir Hoxhaj, Silvio Goskova, Aleksander Kondi, Blendi Arifi, Kristjana Dodaj. –

Pra edhe edicioni i sivjetshëm i festivalit do të organizohet në hapësirat e Hanit Kurshumli në Çarshinë e Shkupit.

Në ambient të hapur të shtyrë edhe për shkak të situatës e Pandemisë me Kovid 19. Vlen të theksohet se i gjithë aktiviteti i programit të festivalit do të mbahet sipas protokollit për Kovid 19, dhënë nga ministria e Kulturës së R.M.V.

Siç dihet FNT Skupifestival ka edhe karakter garues, ku juria e përzgjedhur vendos për shfaqjen më të të festivalit. Në këtë edicion për shfaqjen më të mirë do të kujdesen juria e përbërë nga Taulanda Jupi regjisore dhe pedagoge në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë, Adelina Marku gazetare dhe kritike e teatri, si dhe Elmaze Nura, regjisore dhe pedagoge në fakultetin e arteve të skenike nga Prishtina .

FNT Skupifestival edhe për këtë vit mbështetet nga Ministrinë e Kulturës, Qyteti i Shkupit, Institutin Jonuz Emre, Telekomi i Maqedonisë si dhe  televizion Alsat M, gazeta Koha, TVM2.

Festivali do të mbahet sipas protokolleve të miratuara nga Komisioni për sëmundjet infektive.

LEXO EDHE:

Back to top button