Te Milani duken të bashkuar, befason Konsesao pas triumfit ndaj Juventusit
Te Milani duken më të bashkuar se kurrë, shikoni çfarë bën trajneri Konsesao pas triumfit ndaj Juventusit. Milani triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, në debutimin e trajnerit Serxhio Konsesao.
Në fund të ndeshjes, trajneri portugez i kuqezinjve, mblodhi të gjithë ekipin (përfshirë stafin) përpara zonës së penalltisë së Menja dhe mbajti një fjalim që zgjati rreth një minutë, i shoqëruar nga Benaser, më pas, ai shkoi për të përqafuar të gjithë lojtarët.
“Djemtë janë shumë të bashkuar, Isma foli mirë në fund: foli por dikush tjetër mund të fliste sepse ndjenja ishte e njëjtë, jam i lumtur për këtë”, u shpreh Konsesao në fundin e ndeshjes.