Të paktën 11 të vdekur dhe 98 të plagosur pas përplasjes së trenit në Egjipt

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 98 të tjerë u lënduan pasi një tren doli nga shinat të dielën në Egjipt.

Përplasja ndodhi pranë qytetit Toukh në veri të Kajros, kur treni doli nga binarët pasdite.

Ministria e Shëndetësisë dhe Popullsisë egjiptiane njoftoi në Twitter se 14 persona u lëshuan nga spitali pasi morën trajtim mjekësor.

Më shumë se 50 ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes dhe shërbimet hekurudhore u pezulluan në Egjiptin verior.

Autoritetet hekurudhore thanë se ende ishin duke hetuar shkakun e përplasjes.

(Foto: AP)

LEXO EDHE:

Back to top button