Të paktën 20 të vdekur në Sudanin e Jugut
Të paktën 20 të vdekur në Sudanin e Jugut

Të paktën 20 persona u vranë në trazirat në Sudanin Jugor, njoftoi ministri për Informata, vetëm disa orë para mbërritjes së papa Françeskos në vend, në pjesën e fundit të vizitës së tij gjashtë ditëshe në Afrikë, raportoi DPA.
Dhuna, e cila shpërtheu dje, i atribuohet blegtorëve që hakmerreshin pasi u sulmuan më herët nga grupe të armatosura të panjohura.
Papa Françesko është planifikuar të zbarkojë në Xhuba sot në orën 15:00 sipas kohës lokale, njoftoi DPA.