Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u fundos në Greqi

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi, njoftoi roja bregdetare. Rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg tha një zëdhënës i rojës bregdetare. Roja bregdetare greke ka nisur një operacion shpëtimi për të shpëtuar jetët e emigrantëve.

Të mërkurën, tre emigrantë ishin mbytur kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje. Dhjetëra njerëz që ishin në bordin e asaj varke, ende nuk janë gjetur. Aksidentet ndodhin teksa emigrantët përpiqen të arrijnë në territorin e Greqisë ose Italisë, nga bregu turk i Egjeut. Sipas autoriteteve rreth 11,000 njerëz kanë arritur në Itali gjatë muajve të fundit, derisa nuk ka shifra zyrtare se sa njerëz kanë vdekur.

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u fundos në Greqi / Fundoset një varkë në Greqi

LEXO EDHE:

Back to top button