Të paktën pesë viktima nga zjarri në spitalin kovid në Indi

Mëngjesin e sotëm në shtetin Gujarat të Indisë pesë pacientë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një spital ku trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19.

Sipas Menaxhimit të Fatkeqësive Shtetërore të shtetit Gujarat, zjarri u vu nën kontroll dhe pacientët u zhvendosën në spitalet e afërta.

“Një zjarr shpërtheu në spitalin Shivanand. Kishte 33 pacientë në spital. Pesë pacientë humbën jetën në zjarr”, tha për AA një zyrtar nga trupi i institucionit për menaxhimin e fatkeqësive.

Përderisa qeveria e shtetit urdhëroi një hetim mbi incidentin dhe autoritetet kanë njoftuar kompensim për familjet e viktimave, kryeministri Narendra Modi shprehu pikëllimin e tij.

“I pikëlluar shumë nga humbja e jetëve për shkak të një zjarri në një spital në Rajkot. Mendimet e mia janë me ata që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi fatkeqe. Lutem për një shërim të shpejtë të të plagosurve. Administrata po siguron të gjithë ndihmën e mundshme për të prekurit”, shkroi zyra e kryeministrit në Twitter.

Beteja kundër pandemisë

Ndërkohë, India vazhdon të luftojë me pandeminë, me disa shtete që aktualisht po regjistrojnë një rritje të rasteve me COVID-19. Që nga e premtja në mëngjes, vendi tejkaloi 9,3 milionë të infektuarve me koronavirus, pasi u regjistruan mbi 43 mijë rate të reja. Po ashtu edhe numri i të vdekurve u rrit në 135.715, përfshirë 492 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Instituti Serum i Indisë (SII) njoftoi se vaksina AstraZeneca-Oxford, edhe pse me efikasitetin më të ulët në 60-70 për qind, e bëri një vaksinë të vlefshme kundër virusit.

“Edhe pse rezultatet më të ulëta të efikasitetit janë në 60-70 për qind, duke e bërë atë një vaksinë të vlefshme kundër virusit. Kjo thuhet se grupmoshat e ndryshme me forma të ndryshme të dozimit do të rezultojnë në variacione dhe efikasitet të lehtë. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të mos bëjmë panik”, tha SII në një njoftim.

Njoftimi vjen pasi AstraZeneca pranoi një gabim në dozën e marrë nga disa nga pjesëmarrësit e studimit.

LEXO EDHE:

Back to top button