Të premten, debutimi i Mesit e Buskets për Inter Majamin

Lionel Mesi me mikun e tij Serhio Buskets në krah, po përgatiten për debutimin në fushë me fanellën e Inter Majamin. E gjithë tifozeria e klubit të David Bekamit, është e emocionuar, pasi në skuadrën e tyre do të shohin dy yje të futbollit botërorë të debutojnë.
Siç raportohet, mbrëmjen e së premtes më datë 21 korrik, argjentinasi do të mund të përballet me Kruz Azull, në Kupën e Unifikuar të Ligës së SHBA-së dhe Meksikës.
Megjithatë, Tata Martino nuk e ka sqaruar nëse do të debutojnë apo do të luajnë disa minuta.
“Nga ajo që kam parë deri më tani, ata janë në gjendje të luajnë dhe është e mundur që të premten të jenë atje. Ne do të duhet ta marrim atë vendim nesër, por ashtu siç e shoh unë, Messi dhe Busquets mund të luajnë,” tha Martino për “ESPN”.