Të premtën përjashtohen 3 klubet gjysmëfinaliste në Champions

Kryetari i Federatës Daneze të Futbollit, Jesper Muller, ka thënë për gazetën “DR Sport” se pret që anëtarët e grupit ‘të shkëputjes’ që kanë mbetur në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, të përjashtohen nga gara më prestigjioze deri më tani.
“(Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea) do të përjashtohen dhe unë pres që kjo të ndodhë të premten. Pastaj do të shohim se si do të përfundojë Liga e Kampionëve. Doemos duhet të ketë një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të premten. Pres që 12 klubet të përjashtohen”, ka thënë mes tjerash Muller.
Për më shumë, dy pjesëtarë të tjerë të grupit ‘të shkëputjes’, Arsenali dhe Man. Junajtedi, ndodhen në Ligën e Evropës, ashtu që nëse ndodh ajo që thotë Moller, edhe këto dy klube do të përjashtohen nga gara e dytë evropiane për nga rëndësia.