Të punësuarit në administratën gjyqësore dhe disa Institucione të tjera shtetërore në protestë, kërkojnë marrëveshje kolektive

Të punësuarit në administratën gjyqësore dhe disa Institucione të tjera shtetërore në protestë, kërkojnë marrëveshje kolektive

Gazetare: Melihate Rustemi

Punonjësit e disa ministrive dhe institucioneve të caktuara shtetërore prej sot e deri të premten do të protestojnë për shkak se nuk është aprovuar rritja e shtesave në paga prej 30 për qind. Ata kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

“Lartësia e pagave të punonjësve të institucioneve që protestojnë sot fillon prej 25.010 denarë, paga mesatare në këto institucione arrin rreth 29 mijë denarë ndërkohë që paga mesatare në vend 42.124 denarë. Shtesën që e kërkojmë prej 30 % nënkupton se të punësuarit do të marrin 6 mijë denarë rritje në pagat e tyre. Pavarësisht kësaj rritje, të gjithë të punësuarit sërish do të jenë nën pagën mesatare në vend. Kërkesa jonë është e vjetër më shumë se katër vjet. Për këtë shtesë në pagë kemi protestuar dhe kemi bërë grevë me vite por fatkeqësisht asnjë Qeveri deri më tani nuk ka dëgjuar zërin tonë”, tha Tërpe Deanovski, kryetar I SPOGJ.

Në protestë janë hedhur të punësuarit në administratën e organeve gjyqësore, Ministrinë e Kulturës, Drejtësisë, Ekonomisë dhe Punës, Ekologjisë, Transformimit Digjital, Transportit dhe Lidhjeve, Enti Shtetëror i Statistikave dhe Arkivi Shtetëror.

Deanovski tha se deri të enjten protesta do të zhvillohet nga ora 11 deri në orën 11 e 30 para çdo institucioni të lartpërmendura. Të premten të gjithë bashkë, nga ora 11 deri në orën 12 do të protestojnë para Ministrisë së Financave. I pyetur për grevën e Avokatit të Popullit e cila filloi javën e kaluar dhe nëse ka ndonjë rezultat, kryetari i Sindikatës së SPOGJ tha se e vetmja gjë është se punonjësit në këtë institucion kanë filluar të marrin vendime për uljen e pagave për 40 për qind gjatë grevës. Deanovski tha se aktualisht ulje kanë pësuar të punësuarit nga Tetova sepse atje ka filluar greva më herët dhe tani po përgatiten të njëjtat zgjidhje për të gjithë punëtorët që janë në grevë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button