Të punësuarit në Higjienën Komunale vazhdojnë protestat e tyre

Të punësuarit në Higjienën Komunale vazhdojnë protestat e tyre

Gazetare: Ajnur Bafqari

Punonjësit e Higjienës Komunale po mbajnë të bllokuar hapësirat e Ndërmarrjes në shenjë proteste për largimin e disa të punësuarve. Drejtorja e Ndërmarrjes Kosana Mazneva e shoqëruar nga policia, mbrëmë u kërkoi drejtpërdrejtë të punësuarve të ndërpresin protestën dhe të kthehen në punë.

Për situatën e krijuar nga policia thonë se kanë marrë denoncim se të disa të punësuar pamundësojnë hyrjen në Ndërmarrje të punëtorëve të tjerë të cilët duan të punojnë. Nga policia thonë se lidhur me rastin e kanë informuar prokurorin publik.

“Në stacionin policor Gazibabë mbrëmë rreth orës 23:00 është denoncuar se në ndërmarrjen publike në rajonin e Gazibabës një pjesë e të punësuarve para derës mbajnë protesta. Policët kanë dalë në vend ngjarje pas çka është konstatuar se rreth 50 persona protestojnë. Poashtu më 09.07.2023 rreth orës 1.30 është denoncuar se një pjesë e të punësuarve pengojnë hyrjen në ndërmarrje edhe të të punësuarve të tjerë që të kryejnë punët e tyre”, njoftojnë nga MPB.

Por punonjësit thonë se protestojnë pa u ndikuar nga askush dhe se askënd nuk e pengojnë të kryejë aktivitete

“Nuk është e vërtetë, ne dje kemi pyet edhe kolektivin që kemi qenë prezent, a qëndron dikush me dhunë, apo është dikush në presion që të mos del, të gjithë kanë që ne të njejtit mendim se ne qëndrojmë këtu me dëshirën tonë, për shkak të revoltës që na I bën akuzat drejtoresha”.

“Drejtoresha mbrëmë erdhi mbrëmë me njësitë speciale të policisë, nuk e di çka deshti em tregu me të, a deshi të fus frikën Brenda punëtorëve, apo deshi të na revoltojë akoma më shumë, unë si e pash se punëtorët u revoltuan Akoma më shumë, kur e panë ndërhyrjen e policisë këtu tek ne në higjienën komunale”.

“Prej mbrëmë që ka bë atë presion drejtore, të gjithë jemi të një fjalës se ajo nuk është më drejtoreshë për neve. Dialogu që ka ekzistu deri dje, ka mbaruar gjithçka, ajo dialog nuk ka me neve…Do të vazhdojmë derisa të plotësohen të gjitha kushtet dhe dorëheqjen e ish drejtoreshës, se për neve nuk është më drejtoreshë”.

“Nuk është më drejtoresha jonë, nuk e pranojmë si drejtoreshë atë, dorëheqje patjetër të ketë.. Edhe ne do të vazhdojmë deri në vdekje, me greva, u kërkojmë falje qytetarëve se vërtet është keq, të na mirëkuptojmë se edhe ne kemi probleme.”.

“Sa për kërcënime që ka thënë drejtoresha, bukfalisht ne jemi të kërcënuar, se ajo vetë neve na kërcënon me polici… na ka thënë se të hënën do të na merr të gjithëbe do të na dërgoj në gjyq… ”.

Një ditë më parë në konferencë për media, drejtuesja e Ndërmarrjes Kosana Mazneva largimin e të punësuarve e arsyetoi me shkelje nga ana e punëtorëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button