Të punësuarit në NP “Rrugë dhe rrugica” s’kanë marrë paga dhe janë nën presion – Menaxhmenti heshtë
Të punësuarit në NP “Rrugë dhe rrugica” s’kanë marrë paga dhe janë nën presion – Menaxhmenti heshtë
Gazetar: Mihaillo Donev
Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe rrugicat” nuk kanë marrë pagën e muajit shtator, edhe pse afati i pagesës është deri në datën 15 të muajit, shkruan Alsat.
Në letrën e hapur drejtuar publikut, të punësuarit pohojnë se janë nën presion të vazhdueshëm dhe kanë frikë të bëjnë grevë, si dhe përmendin drejtorin e ndërmarrjes si fajtorin kryesor për situatën me pagat.
Ata gjithashtu pretendojnë se kompania ka para, por pagat nuk janë lëshuar ende në llogarinë e tyre.
“Paga për muajin shtator nuk është lëshuar, megjithëse ka informacione se Qyteti i Shkupit transferoi më shumë se 40 milion denarë dhjetë ditë më parë. UD Drejtori i sapo emëruar Vanço Umlenski, thuhet se mori përsipër kompjuterin nga sektori i Financave dhe devijoi të gjitha mjetet tek furnizuesit, duke përfshirë 19 milion denarë në Pucko Petrol, edhe pse të punësuarve u duhen 15 milion denarë për të paguar pagat”, thonë të punësuarit në NP “Rrugët dhe rrugicat”.
Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit pretendon se paratë për paga duhet të sigurohen nga vetë ndërmarrja.
“Ndërmarrja publike “Rrugët dhe Rrugicat”, pagat dhe shpenzimet e tjera nga funksionimi i saj i mbulon nga mjetet e veta. Qyteti i Shkupit nuk ka juridiksion dhe as nuk ndan fonde për paga për ndërmarrjen në fjalë”, thanë nga Qyteti i Shkupit.
Për problemin e pagave të papaguara përmes pyetjeve në emailin zyrtar kërkuam përgjigje edhe nga ndërmarrja edhe nga drejtorin Umlenski , por nga atje nuk u përgjigjën në pyetjet tona në lidhje me akuzat nga të punësuarit.
Umlenski u emërua drejtor i “Rrugëve dhe Rrugacave” nga Danella Arsovska më 26 qershor, duke zëvendësuar ish-drejtorin Qamil Kovaçi.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që të punësuarit në “Rrugë dhe Rrugica” mbeten pa pagë.
Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në nëntor të vitit të kaluar kur të punësuarit hynë në grevë për pagat e papaguara për muajin tetor./ Alsat.mk