Të shkëputurit nga furnizimi me ngrohje mund të bashkohen falas deri më 31 gusht

Të shkëputurit nga furnizimi me ngrohje mund të bashkohen falas deri më 31 gusht

Deri më 31 gusht 2023, ESM furnizimi me ngrohje ofron mundësinë e lidhjes falas për konsumatorët e shkëputur.

Për të mundësuar sa më shumë konsumatorë të shfrytëzojnë përfitimet e sistemit të ngrohjes qendrore, është duke u zhvilluar një fushatë LIDHJE FALAS për konsumatorët e shkëputur që vendosin të kyçen në sistemin e ngrohjes qendrore, njofton kompania.

Veprimi i lidhjes zbatohet sipas parimit “i pari i regjistruar, i pari shërbehet”, dhe vlen për të gjithë përdoruesit e interesuar që kanë aftësi teknike, por nuk janë të lidhur me sistemin e energjisë termike.

Përfitimet e aksionit të lidhjes falas vlejnë vetëm në ndërtesat që janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore dhe ku ka mundësi teknike për lidhjen e banesës apo hapësirës së biznesit.

Për të përfituar nga mundësia për lidhje falas, konsumatorët e interesuar duhet të paraqesin kërkesë me shkrim për kyçje sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se data 31 gusht, në një nga pikat e konsumit të Furnizimit me Ngrohje ESM. Pas përfundimit të aksionit, pra nga data 1 shtator 2023, lidhja do të tarifohet plotësisht sipas çmimores së vlefshme.

LEXO EDHE:

Back to top button