Të shkruajmë historinë, pas Ligës së Kampionëve të parë do të vijnë edhe të tjerë

Paris Sen Zhermeni është një hap larg shkrimit të historisë, pasi synon të fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve. Gjithçka do të varet nga rezultati i finales kundër Interit, këtë të shtunë, më 31 maj në Munih.
“Ajo që më motivon më shumë është të bëj historinë me PSZH, gjë për të cilën kam ardhur këtu: Të fitoj për herë të parë Ligën e Kampionëve. E para është gjithmonë më e vështira, është si Botërori i parë për Spanjën. Dikush duhet të udhëheqë rrugën dhe të thotë, ‘Ne mund ta bëjmë këtë!’. Nëse e bëjmë ne, mund ta bëjnë edhe brezat e ardhshëm”, shtoi Enrike.
Ai u fokusua në dy vitet e kaluara në PSZH
“Ndryshimi dhe evolucioni i ekipit janë evident. Objektivi ynë ishte të krijonim gradualisht diçka ndryshe, e cila mund të tërhiqte lojtarët në Paris. Ne duhej të bënim blerjet e duhura. Ne besuam në profilin e lojtarëve që kërkonim, si Uillian Paço, Zhoao Neves dhe Desire Doue. Të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin. Të gjithë më dhanë besim të plotë kur mbërrita dhe nuk u ndjeva kurrë nën presion. Vitin e kaluar ishim afër finales”, tha spanjolli.
“Fituam kampionatin, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës, që është e mrekullueshme, por Liga e Kampionëve ka qenë prioriteti i klubit për një kohë të gjatë. Unë nuk jam dikush që planifikon të fitojë tituj në tre ose katër vjet”, tha Luis Enrike