Të shtëna me armë në Çikago, raportohet për viktima dhe të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e para të së dielës në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konfirmoi se 2 persona kishin ndërruar jetë, ndërsa 15 të tjerë kishin mbetur të lënduar. Sipas raportimeve të mediave amerikane, një person kishte hapur zjarr ndaj një grupi që ishte duke festuar në ambientet e një biznesi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40 të mëngjesit të së dielës. Viktimat dhe personat e plagosur janë të moshës nga 20 deri në 44 vjeç.

Në vendngjarje polici gjeti edhe 4 armë zjarri, ndërsa shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë nën hetim dhe ende të paqarta./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button