Të shtëna me armë zjarri në Fier, polici plagos të riun pas një konflikti mes tyre

Të shtëna me armë zjarri në Fier, polici plagos të riun pas një konflikti mes tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit këtë të enjte.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se një person ka mbetur i plagosur pas konfliktit me patrullën e policisë.

Mësohet se efektivi i i policisë që ka qenë në patrullë është konfliktuar me një person nga Levani. Pasi grindja ka agravuar, efektivi i policisë së patrullës, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur të riun.

Ndërkaq, gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se polici, pasi ka nxjerrë armën e shërbimit e ka qëlluar të riun në këmbë. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital.

LEXO EDHE:

Back to top button